Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:04

​Delegatët e grupit të Abrashit pengojnë kameramanin e KosovaPress-it

Prishtinë | 16/06/2019 19:16

Gjatë shpërthimit të dhunës në mes të delegatëve të LDK-së në kuvendin e sotëm zgjedhor të nëndegës Mati, e cila është pjesë e Degës së tretë presidenti Ibrahim Rugova, delegatë të grupit të Arban Abrashit, kanë penguar kameramanin e KosovaPressit të xhirojnë duke ia larguar kamerën.

Tre-katër delegatë të LDK-së janë afruar tek ekipi i agjencisë së lajmeve KosovaPress duke mos e lejuar të xhirojë pamjet nga dhuna.

“Kush ju ka dhënë leje për të xhiruar këtu. Mos e lësho kamerën, mos incizo”, ishin këto fjalët me të cilat ata iu drejtuan ekipit të KosovaPress-it, duke vendosur dorën mbi kamerë me qëllim që të mos lejohej të xhirohej tutje. /KosovaPress/   


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress