Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:34

​​Delawie lëvdon Jahjagën, nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim

Prishtinë | 29/03/2016 14:24

Kur i kanë mbetur vetëm edhe më pak se dhjetë ditë në krye të vendit, presidentja në largim Atifete Jahjaga ka marrë lëvdata nga Ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.

Ambasadori tha se Jahjaga ka bërë punë të shkëlqyer gjatë mandatit të saj duke e promovuar Kosovën në mbarë botën.

E në fund të mandatit presidentja e vuri firmën e saj edhe në një marrëveshje që nga të dy u quajt e rëndësishme.

Jahjaga dhe Delawie nënshkruan sot marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E me këtë Jahjaga tha se nënvizon përcaktimin e tyre për kapjen e kriminelëve në të dyja shtetet. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress