Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:27

​Deda: Vetëm opozita e bashkuar sjellë ndryshimin në qeverisje

Prishtinë | 13/08/2019 18:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda konsideron se vendit tonë i nevojitet ndryshimi i qeverisjes.

Ai në një postim në Facebook thotë se një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar.

“Më ndershëm është për ta kuptuar dhe humbur pushtetin me dinjitet, se sa me e shfaq aq haptas panikun”, shkruan ai duke iu referuar reagimeve të Uran Ismajlit nga PDK-ja ndaj takimit të kreut të LDK-së dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Uran Ismajli akuzoi Albin Kurtin se po i bënë lajka Isa Mustafës duke e quajtur profesor, derisa dikur e quante shërbëtor të Rrahman Morinës, vetëm për të arritur deri te një koalicion i përbashkët para zgjedhjeve të parakohshme.

Deputeti Deda përkujton ministrin Ismajli se nuk ka pushtet të përjetshëm, as parti qeverisëse të përjetshme, e as opozitë të përjetshme, por që rotacioni i pushtetit është gjithmonë pozitiv, si për ata që e marrin qeverisjen dhe ata që dalin në opozitë.

“Ky është thelbi i demokracisë dhe i shoqërive të lira. Asnjë garë zgjedhore nuk është jetë o vdekje. Kosovës i duhet patjetër ndryshimi i qeverisjes. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm opozita e bashkuar, rreth një programi të saktë e ambicioz qeverisës”, shkruan Deda.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress