Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:02

​Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor

Prishtinë | 11/07/2019 21:09

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se është e nevojshme që opozita të shkojë në zgjedhje parlamentare me një listë të përbashkët, që do t’i printe partia më e madhe.

Deda në RTV Dukagjini ka thënë se opozita vërtet i ka 58 nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, por sipas tij janë edhe disa të tjerë që do të votojnë për mocionin e opozitës.

“Atë që të gjithë opinioni po e pret janë zgjedhjet e brendshme në LDK dhe më pas të vazhdohet me mocion. Kemi mundur qysh në qershor të rrëzojmë Qeverinë. Unë u kam sugjeruar në LDK që të shkojmë me mocion në korrik pas Samitit të Parisit, i cili edhe ashtu tashmë ka dështuar”, tha ai.

Deputeti i Alternativës ka thënë se votat e Listës Serbe nuk do të jenë përcaktuese për rrëzimin e Qeverisë. “Ka shumë pakënaqësi pasi kjo Qeveri ka dëshmuar veten më së keqi që mundet ta dëshmojë një Qeveri”, tha ai.

Deda thotë se është mirë që opozita është duke u përafruar në qëndrime pasi sipas tij deri më tani LDK e VV më shumë janë përqendruar në luftën ndaj PSD-së se ndaj Hashim Thaçit.

Deda thotë se të gjitha partitë politike opozitare duhet të dalin me një politikë të përbashkët dhe një listë zgjedhore të përbashkët.

“Në një listë të përbashkët opozitare shumë pak e rëndësishme është se kush do të jetë kryeministër. Kryeministri me rregull i takon partisë më të madhe që do ta udhëhiqte një front të përbashkët. Kjo është LDK-ja dhe s’ka çka diskutohet apo debatohet ajo çështje”, tha ndër të tjera Ilir Deda.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress