Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 19.11.2017 06:54

​​Daviet: Korrupsioni problem, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Prishtinë | 14/01/2016 15:42

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marsye Daviet, problem të madh në Kosovë e cilëson korrupsionin. Ndërsa vazhdimin e dialogut me Serbinë ajo e konsideron të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës. Për të gjitha këto procese ajo edhe një herë ka shprehur mbështetjen e plotë të Francës për Kosovën.

Daviet këto deklarata i bëri në një ligjëratë për studentët e Universitetit “AAB”, me Temën “Politika e jashtme e Francës.

Gjatë kësaj ligjërate Daviet tregoi edhe njëherë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës që nga marrëveshja e Rambujes dhe që po vazhdon ende. Sipas saj pavarësia e Kosovës është rrjedhojë e një procesi të gjatë të bisedimeve dhe për këtë Franca është njëra ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e saj.

Daviet konfirmoi edhe njëherë se ndihma e Francës për Kosovën, në rrugën e integrimeve evropiane do të jetë e vazhdueshme.

Përveç garantimit të mbështetjes së shtetit të saj për Kosovën, Daviet qytetarët e Kosovës i konsideron të ngjashëm më qytetarët e Francës, në lidhje më me të qenit kritik ndaj Qeverisë së vendit.

Në këtë ligjëratë i pranishëm ishte edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili situatën aktuale politike në Kosovë e cilësoi krizë e cila sipas tij tani më po thellohet me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Duke u lidhur më situatën politike ambasadorja Daviet, tha se Kosova duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë dhe se gjendja e shtetit sipas saj tani varet nga qytetarët dhe politikanët e saj.

Ajo procesin e dialogut me Serbinë e cilësoi të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës.

Përveç raporteve jo të mira me Serbinë Daviet problem të theksuar në Kosovë e sheh edhe korrupsionin.

Në mënyrë që shteti të ketë një sistem më të mirë qeverisës Daviet tha se qytetarët zgjedhin se çfarë sistemi duna ta ken në vendin e tyre, çoftë atë të ngjashëm me të Francës që ajo e konsideron që sjell stabilitet apo ndonjë më të përshtatshëm për qytetarët./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress