Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 20.11.2019 01:16

​Daçiç: Qeveria shqiptare të kërkojë falje për deklaratat e Cakajt

Prishtinë | 08/11/2019 21:53

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar nga Shqipëria që të kërkojë falje publike për deklaratat e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj.

Sipas Daçiçit, Cakaj akuzon Serbinë se ka një histori kriminale dhe se politikanët e atëhershëm dhe anëtarët e grupeve paramilitare janë "në ballë të Serbisë së sotme", raporton Telegrafi serb.

“Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres faljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Daçiç teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se këto deklarata të ministrit Cakaj nuk kontribuojnë në fqinjësinë e mirë në mes Beogradit dhe Tiranës, dhe sipas tij janë plotësisht në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë.

Sipas tij deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress