Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.04.2019 09:06

​​Daci: Ekipi për dialog duket si në kohën e fiseve

Prishtinë | 10/02/2019 10:01

Ani pse e konsideron veprim të mirë formimin e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci thotë që në pamje optike ky dialogim nuk është i pëlqyeshëm dhe duket sikur në “kohën e fiseve”.

Sipas tij, e meta më e madhe në ketë proces është mungesa e LDK-së në dialog.

Në një intervistë për KosovaPress, akademik Daci flet edhe për idenë e korrigjimit të kufijve, që sipas tij, tani duhet të shfrytëzohet momentumi për t’ia bashkuar Kosovës Luginën, në të kundërtën, mund të mos ketë më një shansë të dytë.  

Si fenomen, formimin e ekipit negociator për bisedime me Serbinë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, Nexhat Daci e vlerëson pozitivisht. Por jo edhe në dukje. Ai thotë se për çështje të tilla, numri i pjesëmarrësve duhet studiuar mirë.

Por a pajtohet Nexhat Daci, dikur pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me mospërfshirjen e kësaj partie në dialogun me Serbinë? Në asnjë formë jo. Daci sugjeron LDK-në të jetë pjesë e grupit për dialog.

Madje, sipas Dacit, LDK do të duhej edhe t’i printe një procesi të tillë.

Për KosovaPress, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufijve. Sipas tij, është keqkuptuar në tërësi, meqë nuk mund të ketë shkëmbim territoriesh.

Por Daci thotë se një ditë duhet edhe gjeografikisht të vendosen vijat me Serbinë.

Ai thotë se Lugina duhet t’i bashkohet Kosovës dhe kjo është një mundësi tani, që mund të mos jetë më vonë.

Këto thotë ai, janë mendime të akademisë dhe protagonistët në proceset e shtetësisë së Kosovës, i pranojnë ose jo./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress