Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:23

​Cristian Broglia: Shpresoj që kuzhina italiane të ketë vazhdimësi në Kosovë

Prishtinë | 19/11/2019 16:30

Mjeshtri i kuzhinës italiane, Cristian Broglia ka mbajtur një trajnim me nxënësit e shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë "Abdyl Frashëri" dhe ata të "7 Shtatorit” në Prishtinë ku i ka njoftuar ata me disa nga specialitetet e njohura të kuzhinës italiane.

Me këtë rast u ndanë certifikata për 20 nxënësit pjesëmarrës në këtë kurs kuzhine.

Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të Javës së kuzhinës italiane, e cila po mbahet për herë të parë edhe në Kosovë me një program të konceptuar nga Italian Trade Agency (ICE) dhe Instituti Italian i Kulturës nën përkujdesjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Mjeshtri i kuzhinës italiane, Cristian Broglia tha se përmes këtij kursi nxënësit nga Kosova kanë pasur mundësi të mësojnë më shumë për traditën e kuzhinës italiane. Ai tha se gjatë këtij trajnimi nxënësit kanë mësuar për specialitetin e pastave si trashëgimi italiane.

"Qëllimi ishte të sjellim kuzhinën italiane jo tërë kuzhinën italiane, por kulturën dhe traditën tonë, atë pjesë që ne mund të sjellim sot. Të flasësh për kuzhinën italiane kërkon shumë kohë nga jugu në veri, por ditën e sotëm patëm mundësinë të trajtonim pastën e freskët, makaronat e freskëta. Pasta janë trashëgimia jonë, por kanë diferenca të mëdha. Për mua ishte një kurs tejet i rëndësishëm, sepse ishte java e parë e kuzhinës italiane në Kosovë dhe shpresoj të ketë një vazhdimësi në Kosovë të kuzhinës italiane", tha ai.

Të kënaqur me këtë trajnim ishin edhe nxënësit pjesëmarrës, të cilët thanë se është e nevojshme që të organizohen edhe më shumë trajnime të tjera që lidhen me profesionin e tyre të ardhshëm.

Nxënësi i shkollës "7 Shtatori", Labinot Krapi tha se sot kanë mësuar për mënyrën e përgatitjes së pastave italiane. Ai tha se atyre u duhen më shumë këso lloj trajnimesh.

Ndërsa, nxënësja e shkollës "Abdyl Frashëri", Erëza Kaçiu tha se nga ky trajnim kanë arritur të marrin më shumë njohuri rreth ushqimeve italiane. Ajo i sheh tejet të nevojshme kurse të tilla pasi vlerëson se ato u ndihmojnë nxënësve të përgatitën për tregun e punës.

Java e Kuzhinës Italiane është hapur mbrëmë në Prishtinë me ç'rast u realizua përgatitja e një darke me 6 duar nga kryekuzhinieri Cristian Broglia, Bekim Jashari dhe Bleri Dervishi, ku një network restorantesh e baresh do të dedikojnë përgjatë gjithë javës nga data 18 deri më 24 nëntor./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress