Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:41

​Bill Clinton arrin në Kosovë

Prishtinë | 11/06/2019 12:13

Ish presidenti amerikan Bill Clintion ka arritur në Kosovë disa minuta më herët.

Ai në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.

Clinton është ftuar që të marr pjesë në shënimin e  20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit nga forcat pushtuese serbe.

Bill Clinton në vitin 1999 ka qenë president i SHBA-së dhe ka qenë njëri ndër personat vendimtarë për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë do të qëndrojë edhe Madeleine Albright e cila në vitin 1999 ishte sekretare e shtetit amerikan./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress