Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:08

​​Cipras: Shpresoj që BE-ja ta kuptojë gabimin historik për Shqipërinë dhe MV-së

Prishtinë | 22/10/2019 18:45

Ajo që bëri Bashkimi Evropian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti të kuptojë se ka bërë një gabim historik, deklaroi lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras në intervistën për TV Krit, i cili foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës.

“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Evropian. Shpresoj që së shpejti BE-ja ta kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.

Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhëtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress