Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:09

​Cilësia e ajrit ishte katastrofale, tani në suaza të normales

Prishtinë | 22/05/2016 15:48

Përveç termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës në Obiliq,numri i madh i automjeteve dhe vjetërsia e tyre që mbingarkojnë komunikacionin në Prishtinë, konsiderohen ndotësitë kryesor të ajrit në kryeqytetit, ku si pasojë edhe problemet në shëndetin e qytetarëve janë më të pranishme. Mirëpo, pavarësisht kësaj niveli i cilësisë ajrit në Prishtinë dhe në tërë Kosovën po konsiderohet në suaza të normales.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina duke treguar të dhënat zyrtare të matjes së ajrit për tre mujorin e parë të këtij viti, tha për KosovaPress, se cilësia e ajrit në Prishtinë është në norma të lejuara.

Duke theksuar se cilësia e ajrit në tërësi në Kosovë është në suaza të direktivave dhe të ligjit, Morina tha se ndotja e ajrit në Prishtinë është e krahasueshme me Sofjen,derisa shtoi se Tirana, Tetova, Durrësi, Elbasani dhe Beogradi janë më të ndotura se Prishtina.

Sipas Morinës, deri në vitin 2012, cilësia e ajrit ka qenë katastrofale. Ai shtoi se për ta mbrojtur ajrin nga ndotja, duhet të implemetohet rregullorja për kontrollimin e automjeteve, ku në bazë të saj pamundësohet regjistrimi i atyre automjeteve që lirojnë shumë gazra.

Morina shtoi se matjet e cilësisë së ajrit bëhen nga AMM-ja dhe nuk u lejohet asnjë institucioni tjetër të bëjë matje të cilësisë së ajrit pa leje paraprake, ndërsa, të gjitha rezultatet e matjeve mund të publikohen vetëm nga agjencia që ai drejton.

Për të pasur nën kontroll cilësinë e ajrit në kryeqytet, Komuna e Prishtinës ka vendosur gjashtë matës në gjashtë lagje të ndryshme. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zyrtarja për informim në Komunën e Prishtinës, Miranda Mullafazliu, përmes postës elektronike.

“Komuna e Prishtinës ka vendosur matës (sensorët) për ndotjen e ajrit dhe kemi filluar me 6 pika në lagjet kyçe të kryeqytetit. Ky është pilot projekt dhe kemi paraparë edhe shtimin e pikave të tjera gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Qëllimi jonë nuk është që të marrim rolin e MMPH dhe të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, por që së paku të vetëdijesohemi për pasojat dhe shkaqet e ndotjes së ajrit. Në rast se arrihet që se paku të këtë lëvizje nga institucionet qendrore në këtë drejtim, e krejt në kuadër edhe të marrëveshjes së nënshkruar në Paris (në Dhjetor 2015), lidhur me ndryshimet klimatike, atëherë ky do të ishte edhe suksesi i projektit”, tha Mullafazliu.

Mullafzliu ka shtuar se konstatimi i nivelit të ndotjes së ajrit do të bëhet me analiza më të hollësishme dhe në raportimet tre mujore e gjashtë mujore, ku pastaj komuna mund të inicojë dhe propozojë marrjen e masave adekuate tek MMPH, ndaj ndotëseve që do të identifikohen në të ardhmen.

Mirëpo, duke konsideruar se Kosova është njëri ndër venet më të ndotura në rajon, organizata Peer Eduoators Netëork – PEN, me mbështetjen e BE-së, ka marrë përsipër projektin për matjen e cilësisë së ajrit në vendet më të frekuentuara në Prishtinë, për të vazhduar edhe në qytetet të tjera, me qëllimin kryesor që të vetëdijesohen qytetarët nivelin e ndotjes së ajrit në rrethin ku ata veprojnë.

Menaxheri i këtij projekti, Trim Ilazi tha për KosovaPress se matjet e cilësisë së ajrit, të bëra nga institucionet e vendit janë të përgjithshme, pasi ato janë të përqendruara në disa pika të caktuara, duke bërë që mesatarja e dalë si rezultat i këtyre matjeve nuk përfshinë të gjitha vendet që frekuentohen nga qytetarët.

Ai shtoi që do të sjellë rezultatet të cilësisë së ajrit do të impelentohet edhe në vende të tjera të Evropës. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress