Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:09

​Cakaj: Parandalimi i sulmit terrorist, tregues i sigurisë së shtetit

Prishtinë | 23/10/2019 23:42

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se lajmi në lidhje me shkatërrimin e celulës iraniane që parashikonte sulme terroriste në Tiranë është i vërtetë dhe nuk po përdoret për të zhvendosur vëmendjen.

Gjatë një interviste dhënë për një nga mediet, Cakaj u shpreh se operacioni i policisë tregoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me kërcënime të këtij lloji.

“Absolutisht lajmi është real dhe nuk lidhet me asnjë përpjekje të qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga negociatat. Bëhet fjalë për një sukses të institucioneve të sigurisë të shtetit shqiptar të cilat kanë parandaluar një sulm terrorist në Shqipëri. Kjo tregon paralelisht shkallën e ekspozimit në raport me rreziqet e jashtme. Shqipëria posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar kërcënime apo rreziqe të kësaj natyre”, u shpreh ministri i Jashtëm në detyrë./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress