Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:29

​Bytyqi pranon dështimin në PISA 2018

Prishtinë | 03/12/2019 13:15

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka deklaruar se ka pritur rezultate më të mira nga testimi ndërkombëtar PISA, por që sipas tij rezultatet nuk janë të mira dhe për të kuptuar arsyet e këtyre rezultateve ai tha se duhet kohë për t’i analizuar të gjitha raportet e shkollave dhe të nxënësve.

Kosova është renditur në vendin e tretë nga fundi në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2018. Në këtë testim ku kanë marrë pjesë 79 shtete, Kosova ka lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet.

Përkundër rezultatit të dobët në renditje, ministri Bytyqi tha se ka lëvizje pozitive në lexim dhe në matematikë, ndërsa ka rënie në shkencë.Bytyqi: Nuk kemi rezultat më të mirë

Kreu i Arsimit tha se duhet kohë për të analizuar të gjitha rezultatet e shkollave dhe secilit nxënës, ndërsa përmendi se në rezultatin e shkencës mund të ketë ndikuar mbajtja e testit në mënyrë digjitale.

I pyetur se kush duhet të marrë përgjegjësi për dështimin e sërishëm të Kosovës në testin PISA, Bytyqi tha se në kohën kur e ka marrë detyrën i ka pasur vetëm tre muaj kohë para mbajtjes së testit. Ai tha se duhet të shikohet sistemi arsimor dhe të shihet se çka duhet të përmirësohet.

I pari i arsimit tha se për të dal më mirë në testin PISA 2021 duhet një angazhim i përgjithshëm shoqëror.

Ndërkaq, Fatmir Elezi nga divizioni për vlerësim, standarde dhe monitorim në MASHT ka prezantuar rezultatet e PISA-s.

Ai tha se vërehet se gjimnazet kanë performuar më mirë sesa shkollat teknike, ndërsa ka treguar rezultatet edhe sa i përket gjinisë së nxënësve.

Në testin PISA kanë marrë pjesë 5058 nxënës nga 211 shkolla.

Vendi ynë është renditur i treti nga fundi në garën ku morën pjesë 79 shtete duke lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet. Sipas rezultateve që maten me indeksin e mesatares së OECD, nxënësit kosovarë kanë arritur 353 pikë në lexim, 366 në matematikë dhe 365 në shkencë.

Kujtojmë se edhe në vitin 2015 vendi kishte shënuar rezultate të dobëta në testin PISA 2015./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress