Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​Bushati flet si opozitar

Prishtinë | 12/09/2019 19:55

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vijoi zërin kritik ndaj mazhorancës.

Më i lirshëm tani pa post në qeveri, Bushati edhe në kuvend u shfaq më shumë si deputet i opozitës.

“Jemi duke përjetuar  një krizë vlerash dhe kjo krizë vlerash nuk vjen thjesht nga mungesa e të mirave, por nga padrejtësia në aksesin dhe në shpërndarjen e të mirave. Kjo krizë nuk vjen nga përtacia, as nga mungesa  të të mirave së një për t’i mbajtur shqiptarët brenda atdheut”, u shpreh Bushati.

Fjala e ish-ministrit solli reagimin e opozitës së re.

“U entuziasmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati. I pafajshmi që nuk ka patur asnjë lloj posti partie, në 6 vite ka qenë kështu, deputet i thjeshtë”, tha Halit Valteri, nga lista e PD-së./TCh/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress