Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:09

​Bulliqi: Çështja e definimit të kufirit Kosovë - Mali i Zi nuk ka përfunduar

Prishtinë | 08/11/2019 20:01

Kryetar i Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, Shpejtim Bulliqi ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.

Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfunduar demarkimi i kufirit më Malin e Zi.

“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi në RTK.

Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi.
“Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.

Ai tha se Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare. Bulliqi shtoi se në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, pasi Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress