Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 06:29

​Brovina tregon edhe një fotografi të një vajze 7 vjeçare që ka vdekur pas dhunimit gjatë luftës

Prishtinë | 16/05/2019 17:17

Deputetja e PDK-së Flora Brovina, ka prezantuar në Kuvend edhe një fotografi të një vajze 7 vjeçare që sipas saj ka vdekur pas dhunimit gjatë luftës nga serbët.

 Ajo ka deklaruar se mund të traumatizohet kush të dojë, por sipas saj e vërteta duhet të mbërrijë atje ku duhet.

Brovina teksa ka folur për rezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë, ka thënë se asaj duhet t’i shtohen edhe disa fakte të tjera, sipas saj gjenocid është edhe mbyllja e shkollave dhe largimi i punëtorëve nga puna.

Deputetja e PDK-së Flora Brovina gjatë ditës ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë. Dhunimi sipas saj ka ndodhur në sy të familjes. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress