Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 22.01.2020 10:41

​Borrell-Stoltenberg: BE dhe NATO forcojnë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm

Bruksel | 09/12/2019 20:14

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmuan sot vazhdimin e partneritetit dhe bashkëpunimit të Aleancës dhe BE-së për çështje me interes të përbashkët dhe siguri.

"NATO është Aleanca më e fortë ushtarake në botë dhe do të mbetet pronari i përbashkët dhe baza e mbrojtjes evropiane," tha Josep Borrell.

Në takimin e tij të parë si kreu i diplomacisë së BE-së, Borrell theksoi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s u pajtuan të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

"Ndërtimi i një mbrojtjeje të përbashkët evropiane nuk është një alternativë, por një kontribut në marrëdhëniet NATO-BE," tha Borrell.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të vazhdojë të ndjekë një politikë të "plotësimit dhe jo konkurrencës" me NATO-n dhe BE-në.

“Sfidat e sigurisë me të cilat përballemi janë shumë komplekse për çdo komb individualisht. As NATO dhe as BE nuk kanë të gjitha instrumentet e nevojshëm për sigurinë e popujve tanë. Vetëm duke punuar së bashku, ne mund të arrijmë shumë," tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s në samitin e Londrës vlerësuan se Aleanca dhe BE kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm veçanërisht në fushën e krizave migratore dhe refugjatëve, duke përmirësuar vullnetin e lëvizshmërisë dhe luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress