Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:14

​Bettel: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e rëndësishme për paqen dhe rrugën drejt BE-së

Beograd | 09/09/2019 12:40

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel tha sot se ishte e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të vazhdojnë bisedimet dhe të arrijnë një kompromis, duke përmendur se marrëveshja e të dy palëve ishte e rëndësishme për paqen dhe rrugën e tyre drejt BE-së.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren serbe Ana Brnabiq, Bettel tha se Serbia dhe Ballkani luajnë një rol kryesor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kontinent, për të cilin ai tha se nuk duhet të merret si e mirëqenë.

"Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës është e rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Është e rëndësishme të vazhdoni rrugën drejt BE-së dhe të siguroni paqen për vendet tuaja, dhe të arrini një kompromis në mënyrë që të afroheni më shumë me njëri-tjetrin, "tha Bettel, transmeton KosovaPress.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress