Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:52

​​Besana: Prishtina, parajsë për duhanpirësit

Prishtinë | 29/12/2014 23:30

Është normale se secili prej nesh flet, lëvdon dhe i dimë gjërat e vendit tonë, por është interesant dhe e veçantë kur të tjerët flasin dhe shkruajnë për vendin tonë.

Daniele Besana, është një tjetër vizitor që ka shkruar për Prishtinën, vend të cilin e ka vizituar për dy herë rresht.

Ai, thotë të ketë shkuar këtë vetëm për arsye që të rris turizmin e vendit tonë dhe thotë se ka vendosur që të shkruaj disa arsye se pse duhet të vizitohet Kosova!

Ai, i ka dhënë hapësirë edhe duhanpirësve, ku Prishtinën e përshkruan si “Parajsë për duhanpirësit”.

Edhe pse ai e ka shkruar këtë shkrim në muajin Tetor, ai vazhdon të lexohet dhe të shpërndahet edhe tani dhe ne e kemi sjellë të përkthyer të plotë.

Ngazëllim dhe atmosferë e mirë

Kosova është vendi më i ri i Evropës (i dyti në Botë pas Sudan të Jugut) dhe kryeqyteti Prishtina ka një popullsi relativisht të re.

Ju mund të shihni dhe të përjetoni se kur të vizitoni atë dhe shëtisni në qendrat kryesore ose kur dilni jashtë natën në ndonjë pijetore.

Shumica e njerëzve që kam takuar ishin miqësorë, me një ndjenjë të bukur të humorit, folshin një anglishte të mirë dhe kishin histori interesante. Shumica e tyre kanë punuar për qeverinë ose në ndonjë nga shumë organizata ndërkombëtare që kanë ndihmuar në ndërtimin e shtetit të ri.

Gjithsesi, ashtu siç kam përjetuar në vende të tjera me një histori të ashpër të kohëve të fundit (siç janë Izraeli dhe Kolumbia) edhe në Kosovë kam gjetur njerëz që duan të argëtohen dhe të kënaqen me jetën.

Ndoshta kam takuar një përqindje të vogël të njerëzve me fat (shifrat zyrtare të papunësisë janë deri në 30%!), Por përshtypja është se të gjithë ata vazhdimisht dalin jashtë për të pirë, një kafe ose vetëm një shëtitje nëpër rrugët kryesore.

Unë jam befasuar kur kam dëgjuar aq shumë njerëz duke folur anglisht, por përsëri është për shkak të pranisë së organizatave dhe projekteve ndërkombëtare atje, transmeton KosovaPress.

Makiato-ja më e mirë

Sinqerisht, unë nuk e kam provuar atë (makiaton), por duket sikur kosovarët janë me të vërtetë krenar për makiaton e tyre, e që ata pretendojnë të jenë më të mirë në botë.

Duke marrë parasysh numrin e njerëzve që porosisin makiato në morinë e kafeneve përreth Prishtinës, unë do të thoja se thënia "praktika e benë të përsosurën" është aplikuar këtu.

Ajo që unë porosisja ishin disa kapuqino.

Ushqim i paparë

Përjashtim të rastit kur ju jeni i varur nga mishi i derrit, ju nuk do të keni ndonjë problem këtu. Ai është mishi i vetëm që ju nuk do të mund ta gjeni lehtësisht në këtë vend kryesisht mysliman.

Unë do të mund të porosisja çdo ditë byrek të shijshme për mëngjes, byrek i bërë nga brumë i mbushur me djathë, spinaq (preferuarat e mia) ose mish, dhe ajran, i bërë me kripë dhe ujë sikur jogurt. Dhe kjo kushton vetëm 1 euro në shumicën e vendeve.

Për drekë, qebapë, një pjatë me mish të pjekur në skarë, mish i grirë, me kajmak, që është një lloj djathi i bërë me qumësht të vluar, dhe një bukë pita. Ky kombinim është thjesht i shijshëm dhe aq i shijshëm saqë nuk jam ndier aspak keq qe kam ngrenë mish përditë.

Tmerrësisht lirë

Me birra që kushtojnë vetëm 2 euro, ose 1 euro e gjysmë një shishe birrë, ushqim i bujshëm tradicionale në një restorant për vetëm 12 euro dhe me një kafe për 50 cent, Kosova është shumë e lirë.

Dhe pjesa më e mirë është se ju mund të paguani në Euro!

Jo, Kosova nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por kanë disa përparësi sikur të ishin pjesë e tij.

Kosova në të vërtetë miratoi euron para disa vendeve të Evropës vetëm për shkak se nuk kanë monedhë kombëtare, dhe shumë ATM përreth do të ju ofrojë euro.

Karta SIM të telefonave mobil evropianë do të kenë të njëjtat ratë si në Evropë, sepse Kosova nuk ka ende një kod telefonik ndërkombëtar, e në ketë mënyrë ata kanë roaming marrëveshje me ofruesit në Slloveni apo Monte Karlo në BE.

Parajsë për duhanpirësit

Ky në fakt është e vërtetë Ballkanin në tërësi: në qoftë se ju ndiheni të ndjekur në vendin tuaj, ashtu siç duhet të jeni, për varësinë tuaj të pakuptimtë ndaj nikotinës, shkoni dhe vizitojeni Kosovën dhe do të ndiheni si në parajsë. 99% e njerëzve atje janë duhanpirës të mëdhenj, përfshirë dhe vajzat!

Disa gjëra të çuditshme për t’i parë

Statuja e Bill Clinton, e vendosura në bulevardin Klinton, mund të tingëllojë si një homazh i çuditshëm ndaj ish presidentit amerikan, por SHBA ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e forcave të NATO-s që ndihmuan pavarësinë e Kosovës. Dhe rezultati është se prania e SHBA-së mund të shihet kudo në Prishtinë.

Shkolla Amerikane e Kosovës, Spitali Amerikan ose Hotel Victory që shfaqë një kopje të statujës së Lirisë në çatinë e saj, janë vetëm disa nga shembujt.

Mbi Prishtinën, mund të shihet gjithashtu edhe dallimi mes ndërtesave të reja, ndonjëherë ekstravagante apo të kritikuara, si Biblioteka Kombëtare, apo Kisha e re Katolike (qe u shërbyen një 2,2 përqindëshi të popullsisë qe është ndërtuar në oborrin e një shkolle të mesme, duke e zëvendësuar atë shkollë të mese tani), dhe ndërtesave të vjetra shpesh me çatitë gati duke u rrëzuar ose tashmë të dëmtuara.

Disa gjëra të mira për t’i parë

Unë nuk kam parë dhe shumë, por sa i përket rekomandimeve që shkojnë për qytetin e vjetër, pazari është i domosdoshëm për ta parë, si edhe parku i Gërmisë jashtë qytetit, ku një gjarpër i poshtër na e trupoi rrugën.

Dhe nëse ju jeni në Kosovë, një udhëtim për në Prizren (vetëm një orë larg nga Prishtina) është padyshim një domosdoshmëri!

Në Prizren mund të porosisni... kafe, mbase turke, mund të shëtisësh për tek Kalaja (kala që së shpejti do të pësojë një rinovim), pini pak ujë nga burimi (sipas traditës, në qoftë se ju bëni atë, atëherë do të martoheni me dikë nga Prizreni) dhe mund të bëni fotografitë pranë urës së vjetër, e cila ma kujton mua paksa urën e famshme osmane të Mostarit në Bosnjë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress