Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:00

​Beqiri e quan ndërhyrje në punë e drejtësisë kërkesën e Veselit për Komisionit Hetimor

Prishtinë | 11/07/2019 23:16

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri e ka quajtur ndërhyrje në drejtësi, kërkesën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për formimin e Komisionit hetimor për hetimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

“Këtë çështje tanimë e ka në dorë Prokuroria, janë ngrit aktakuzat dhe këtë duhet me ua lan në dorë organeve kompetente”, ka theksuar Beqiri.

Postimi i Beqirit në Facebook:

A është përzierje kompetencash formimi i Komisionit hetimor parlamentar,,per hetim” te listave te fryra te veteraneve të UÇK-së? Padyshim ndërhyrje flagrante në punën e organeve të drejtësisë. Këtë çështje tanimë e ka në dorë Prokuroria, janë ngrit aktakuzat dhe këtë duhet me ua lan në dorë organeve kompetente. Apo kanë zgjedhë këtë formë dhe po tentojn ti pengojn organet gjyqësore. Veq mos ti pengojn të punojn, nëse atyre ju duhet ndihmë na kërkojn. E ndihmën më të madhe ua bëjm duke mos ndërhyr dhe duke mos me i penguar nē punë...,apo mbase ky është qëllimi i kësaj”iniciative”? Fillimisht kontribuojn dhe i fryjn listat bashkepartiaket e tij(tyre)dhe anëtarë tjerë,që janë kryesisht anetarë ose të afërt me partnerët e koalicionit qeverisës,e tani kinse po dëshirojn ti pastrojn listat,kjo është hipokrizi dhe me na hedh pluhur syve. Është një marketing i thjeshtë politik i PDK dhe kreut të saj, njëkohësisht ndërhyrje e drejtëpërdrejtē në punën e organeve të drejtësisē. Kjo është e papranueshme. I.Beqiri

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress