Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:02

​​Bekim Haxhiu: Haradin Uka ishte luftëtar i guximshëm, trim i dalluar dhe personalitet i vlerësuar

Prishtinë | 18/09/2019 21:37

Me nderime të larta ushtarake, sot i është dhënë lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haradin Uka.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka theksuar se Haradin Uka ishte luftëtar i guximshëm, trim i dalluar, personalitet i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët.

Postimi i Haxhiut në Facebook:

Me nderime të larta i’u dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haradin Uka!

Sot, veteranit të UÇK-së, Haradin Uka, i'u dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Broboniq të Mitrovicës.

Haradin Uka ishte luftëtar i guximshëm, trim i dalluar, personalitet i vlerësuar nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët. A

i dha kontribut të madh për liri në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Haradin Ukës!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress