Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 11:22

​BE vendos sanksione, Irani i gatshëm për vazhdimin e dialogut

Teheran | 16/04/2018 18:09

Teherani zyrtar njoftoi sot se sanksionet e BE-së ndaj popullit të tij janë bërë për shkak të “ndryshimeve të vlerave”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi, tha se kanë dallime të dukshme me vendet evropiane dhe Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi dallimet si brengosje të konsiderueshme të të drejtave të njeriut.

Të enjten e kaluar, BE vazhdoi sanksionet kundër 82 individëve dhe akuzoi Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ghasemi tha se dialogu afatgjatë me BE-në duhet të vazhdojë, duke u fokusuar në fushat e pajtimit dhe atmosferës konstruktive të vullnetit të mirë, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress