Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:43

​​BE: Serbia dhe Kosova të përmbushin më shpejt detyrimet e tyre për dialog

Prishtinë | 08/11/2018 22:12

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, është prononcuar pas takimeve me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë serb Aleksandar Vuçiq.

Në një deklaratë për media thuhet se Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të përmbushin detyrimet e tyre për dialog më shpejt, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë midis normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve midis tyre dhe aspekteve konkrete të aspiratave të tyre drejt BE-së. 

"Në bisedat me dy presidentët, Federica Mogherini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë kushtet për dialog dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat në kundërshtim me frymën e normalizimit", thuhet më tej në deklaratë. 

“Në takime është biseduar për hapat e nevojshëm për rrugën përpara dhe vendosën të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në ditët e ardhshme për të vlerësuar se çfarë do të ndodhë pas takimit të sotëm", përfundon deklarata e shefes së diplomacisë evropiane./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress