Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.08.2019 02:13

​Baton Haxhiu aderon në AAK

Viti | 13/05/2019 17:00

Kryeministri Ramush Haradinaj sot pasdite është takuar me strukturat e AAK-së në Viti.

Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në AAK. Për koincidencë, një prej të aderuarve është me emrin Baton Haxhiu.

Kryetari i AAK Haradinaj duke folur për proceset politike nacionale tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.

 “Është një lajm i mirë që është hequr procesi i dialogut nga Mogherini. Sepse ka mundur me na sjell lajme të këqija. Tashmë procesi është në duart e dy burrështetasve më të mëdhenj evropian”, tha Haradinaj.

Po ashtu ai tha se në mandatin e tij si kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës. Ndërsa, për liberalizimin e vizave, kryeministri pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.

Banorëve të Vitisë iu premtojnë në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.

 Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznes.

Ndërsa, kryetari i degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë tha se falë punës së madhe për shtetin e Kosovës si kryeministër nga ana e Haradinajt, kësaj partie i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.

“Kjo është puna e kryeministrit, ngaqë është kryeministri i parë i Kosovës që themeloi ushtrinë e Kosovës dhe i thotë Jo Serbisë”, tha Nura. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress