Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 12:02

​Basha: Nuk shkohet në Evropë me një kryeministër hajdut!

Tiranë | 13/10/2019 21:40

“Nuk shkohet në Evropë me një kryeministër hajdut!”, kështu tha kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij para banorëve të Unazës së Re.

“Një e keqe e madhe i ka bërë bashkë qytetarët, që ka zaptuar vatrat e familjeve në unazën e re. Qindra vogëlushe janë në tmerr pasi prindërit nuk e dine në se do e kenë një strehë mbi kokë”, tha Basha më tej.

Kreu i opozitës nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë:

“40 mln euro u vodhën me aferën e unazën e re, u ndryshua rrjedha e Lanës që të ndërtonte miku i Balles dhe Ramës. Shikoni policët, edhe ata janë prindër, por në vend që të shërbejnë ligji, i shërbejnë sot antiligjit, i cili ka urdhëruar arrestimin e disa personave.

“Balla është mundësuesi i pastrimit të qindra mln eurove të toyta yaris. Tahiri e ktheu Shqipërinë në hambar droge. Në një vend ku kriminelët janë të lirë e baballarët në burg ky vend nuk e ka vendin në Evropë.

“Nuk shkohet në Evropë më një kryeministër hajdut narkotrafiknat dhe pa zgjedhje të lira. Shqipëria si Evropa është thirrja e çdo demokrati është urdhëresa më e shenjtë për opozitën e bashkuar, ndaj sonte luftojmë për gjëra të shenjta që na bashkojnë, për fëmijët tanë, për shenjtërinë e banesës, ligjin.

“Luftoni për fëmijët tuaj. mos të presim që e keqja të tmerrojë fëmijët tuaj, po të rrimë e këtu e ta luftojmë atë. Dështimi i sotëm mban vulën e Edi Ramës. Shkaktari i aferës në Unazën e re, ai që po i mbyll dyert Shqipërisë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për t’i dhënë fund regjimit të hajdutëve, t’i japim fund një tranzicioni të tmerrshëm. Koha kur Shqipëria po ecën indietro po merr fund, 6 muaj më parë shumë kush nuk besoi, por sot Evropa flet me gjuhën e qytetarëve që duan ndryshim”, tha Basha./Top Channel/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress