Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:09

​Balla: Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator

Prishtinë | 08/11/2019 18:37

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës pushoi akuzën e pastrimit të parave për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e dërguar në gjykatë si të pandehur vetëm për akuzën e falsifikimit të formularit.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shprehet Balla.    

Organi i akuzës mbylli hetimet ndaj liderit të PD për çështjen e financimeve në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke e dërguar dosjen në Gjykatë. Kryedemokrati do të jetë i pandehur vetëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

“Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, theksoi deputeti socialist Taulant Balla./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress