Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.01.2017 06:51

​​Babai i Nuhi Berishës: Shqiptarët tash e kanë në dorë që të përparojnë

Gjilan | 11/01/2017 18:02

Rexhep Berisha babai i heroit Nuhi Berisha ishte i pari që ndezi flakadanin në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan.

Ndezja e flakadanit u bë për nder të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” që cdo vit mbahet në këtë komunë.

Babai i Nuhi Berishës, tha se për këto 95 vjet ka provuar gjithçka por tash ka ardhë koha që populli shqiptar e ka në dorë që të përparojë.

“Po flas pak se nuk jam duke mujt, i mbusha 95 vjet dhe jam provu qeshit qeshit, ven na kanë shtyp edhe na kanë mbytë e na kanë pre, populli shqiptarë qetash ka pas në dorë dhe ka në dorë për me përparu dhe më i thënë kush je ti e kush jam unë”, tha babai i heroit Berisha.

Gjatë ditës ka pasur aktivitete për nder të këtij manifestimi. Komuna e Gjilanit ka organizuar një takim me familjarët e dëshmorëve , janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe kanë vizituar kazermën e FSK-së.


Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur takimin me familjet e dëshmorëve në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”.

Me këtë rast kryesuesja e Kuvendi të Gjilanit, Vaentina Bunjaku Rexhepi, tha se janari është i shenjtë për të gjithë shqiptarët pasi që sipas saj pikërisht në rënien heroike në këtë muaj ka nisur rruga e gjatë dhe e mundimshme për lirinë e Kosovës.

Ajo tha se “Flaka e Janarit” është sinonim i respektit dhe i nderit për familjet e dëshmorëve dhe veprave të tyre të mëdha.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Rexhep Kadriu, tha se dëshmorët janë më meritorët për lirinë të cilës sot e gëzojmë.

Gjatë homazheve tek varrezat e dëshmorëve ish komandanti i zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, tha se sot është një datë historik pasi që ndizen shkëndijat e para për paralajmërimin e luftës për liri.

Kurse, për të nderuar dëshmorët e Gjilanit ishte edhe Albin Kurt, nga LVV, i cili tha se sot po nderojnë dëshmorët e lirisë.


Këtë vit janë bërë 33 vite të rënies së dëshmorëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Manifestimi Flaka e Janarit këtë vit i kushtohet heroit Idriz Seferit./KosovaPress/

Temat:
  • Flaka e Janarit
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress