Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 02:02

​Azem Syla ftohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë | 21/10/2019 19:34

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, i njohur si Daja.

Lajmin e ka konfirmuar për media avokati i Sylës, Besnik Berisha.

Berisha ka bërë të ditur se nuk kanë informacione nëse Syla është ftuar nga Dhomat e Specializuara në cilësinë e të dyshuarat, apo si dëshmitar.

Deri më tani nga Specialja janë ftuar dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së, përfshirë edhe ish-komandantët e zonave, Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa dhe ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota dhe shumë ish-komandantë të tjerë të UÇK-së.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress