Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:41

​‘Askush nuk na kërkon ta njohim Kosovën dhe nuk kemi ndërmend...’

Bratisllavë | 16/05/2018 13:37

Kryeministri sllovak Peter Pelegrini tha në Parlament në Bratislavë përpara samitit të Bashkimit Evropian në Sofje se askush nuk i kërkon Sllovakisë të njohë shtetin e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se Bratislava zyrtare nuk e ka ndërmend të ndryshojë asgjë në mënyrë që të njohë shpalljen e pavarësisë.

"Askush nuk na kërkon të njohim Kosovën. Sllovakia nuk e ka ndërmend që të ndryshojë asgjë lidhur me këtë. Nuk do të ishte sinjal i mirë nëse bisedimet e nesërme do të kalonin në një format tjetër dhe jo me 28 liderët", tha Pelegrini me rastin e vendimit të kryeministrit spanjoll për të bojkotuar samitin dhe të mos ulet në Sofje në të njëjtën tryezë me përfaqësuesin e Kosovës, transmeton KosovaPress.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress