Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 04:15

​Asgjë konkrete rreth demarkacionit

Prishtinë | 13/03/2018 12:48

Ndonëse një ditë më parë mediat raportuan se është arritur një marrëveshje për votimin e demarkacionit, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar dhe ende nuk është caktuar seanca për demarkacionin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ende s’kanë çfarë të thonë në lidhje me këtë dhe se në momentin që do të ketë diçka të re, do të informojnë. 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi tha se ende nuk ka asgjë konkrete dhe se konsultimet po vazhdojnë rreth sigurimit të numrave.

Ndërkaq Blerta Deliu, deputete nga PDK tha se çështjes së demarkacionit po i vjen fundi. Ndërkaq tha se lidershipi i partive politike është në takime intensive për të siguruar që votimi të shkojë si duhet.

E deputeti nga radhët e Nismës Bilall Sherifi tha se ata nuk janë informuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, se deri ku ka arritur çështja e bërjes së numrave.

Me gjithë insistimin për të marrë një përgjigje dhe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët tashmë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë, e me të cilët po thuhet se po bisedohet për votimin e demarkacionit, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

As Shqipe Pantina, as Frashër Krasniqi, Donika Kadaj e Visar Ymeri nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këtë çështje. As deputetët e Listës Serbe nuk deshën të flasin.

Slavko Simiq, i cili gjendej në Kuvendin e Kosovës, nuk iu përgjigj pyetjes se a janë marrë vesh me koalicionin qeverisës  dhe se a do ta votojnë demarkacionin./KosovaPress/ 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress