Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:34

​Arrestohet në Merdare pejani që u përfshi në një rrahje

Prishtinë | 03/12/2019 13:01

Policia e Kosovës njofton se në vendkalimin kufitar në Merdare ka arrestuar një person si i dyshuar se më 16 nëntor bashkë me një të dyshuar tjetër kanë sulmuar tre persona.

Policia në Pejë njofton se është arrestuar M.K. lindur në vitin 1987, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për veprat lëndim i lehtë trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pronës.

I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është arrestuar me datë 18 nëntor më  16 nëntor rreth orës 00:50 në një lokal në rrugën  ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Të gjitha veprimet janë koordinuar me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress