Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:08

​Arkeologët zbulojnë kishën bizantine 1500-vjeçare

Prishtinë | 23/10/2019 23:20

Arkeologët zbuluan një kishë 1500-vjeçare në një lagje në perëndim të Jeruzalemit, deklaroi sot Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA).

Sipas IAA-së dhe Muzeut të Tokave Biblike në Jeruzalem, kisha e zbukuruar me mozaikë dhe mbishkrime greke, u zbulua në lagjen Ramat Beit Shemesh.

Mozaikët përfaqësojnë elementë të gjetheve, frutave, zogjve dhe figurave gjeometrike.

Sipas drejtorit të gërmimeve, Benjamin Storchan, kisha shtrihet në një sipërfaqe rreth 1500 metra katrorë dhe përfshin elementë të arkitekturës bizantine.

Ministria e Ndërtimit dhe Strehimit ka investuar afërsisht 7 milionë shekel izraelitë (2 milionë dollarë) në këtë projekt, si pjesë të gërmimeve, ruajtjes dhe zhvillimit të parqeve arkeologjike, në kuadër të ndërtimit të një lagjeje të re./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress