Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 28.03.2017 11:29

​Arkeologët kinezë zbulojnë thesar në anijet e fundosura

| 20/03/2017 23:44

Një thesar i harruar në anije është gjetur nga arkeologët kinezë në një lum të provincës jugperëndimore kineze Seçuan.

Drejtori i Institutit për hulumtime arkeologjike, Gao Dalun tha se nga fundi i lumit janë nxjerrë më shumë se 10.000 objekte, ndërsa në pyetje janë para të arit, argjendit, bronzit, si dhe thika, shpata dhe armë tjera.  Besohet se thesari i ka takuar kryengritësit Zhang Sijanzhong, i cili tentoi që atë ta bartë përmes barkave në jug pasi në vitin e largët 1646 ishte mposhtur nga forcat e dinastisë Ming. Disa burime historike pohojnë se me këtë rast janë fundosur mijëra barka me thesar, transmeton KosovaPress.

“Këto gjëra janë me rëndësi të madhe dhe janë të vlefshme për shkencën, historinë dhe artin. Ato do të kontribuojnë në kuptimin më të mirë të jetës në periudhën e dinastisë Ming”, tha arkeologu Li Bokian.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress