Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 09:50

​Apostolova dhe Haradinaj: Nëse ka abuzim, regjimi pa viza mund të pezullohet

Prishtinë | 10/10/2018 12:01

Në prani të kryeministrit Ramush Haradinaj, shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ambasadorit gjerman Christian Heldt, dhe Ministres së Integrimeve, Dhurata Hoxha, është lansuar faza e re e fushatës për liberalizimin e vizave.

Kjo fushatë, që për qëllim ka qasjen te qytetarët me informatat e duhura se çka është dhe çka nuk është liberalizimi i vizave, u lansua me tone mjaft pesimiste, si nga Apostolova, po ashtu edhe nga Haradinaj.

Që të dy ua kujtuan qytetarëve të Kosovës, se përveç që nuk ka afat për liberalizimin- ky proces mund të pezullohet, edhe në rast se fitohet.

Apostolova bëri thirrje te liderët e Kosovës, që të mos nxitojnë në “dhënien e afateve artificiale”, rreth liberalizimit. Edhe pse nuk mohoi punën e mirë të institucioneve.

Shefja e BE-së tha se nëse nuk respektohen kërkesat ose kriteret vizat mund të pezullohen.


Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e drejta e lëvizjes, vjen me përgjegjësi që qytetarët është mirë t’i dinë.


Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha tha se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë sfidues si për institucionet ashtu edhe për BE-në.

Kurse mbasadori gjerman Christian Heldt u shpreh se në këtë proces të vendimmarrjes, kërkohet durim deri në rezultat.

Ambasadori Heldt shtoi se kjo fushatë është jetike për këtë proces, duke e përmendur se fushata vetëdijësuese është kërkesë e shteteve të BE-së. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress