Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:40

​Apeli i meshtarit Artur Jaku: Mos e braktisni Shqipërinë

Prishtinë | 23/04/2019 18:35

Braktisja e vendit është kthyer në shqetësim, ndaj përfaqësuesit e Kishës Katolike në vazhdimësi lëshojnë mesazhe të forta drejtuar kryesisht të rinjve. Meshtari Dom Artur Jaku shembull u dha martirët e fesë.

“Edhe kanë bërë vite burg, edhe janë pushkatuar por nuk e kanë braktisur kurrë vendin. Pse? Sepse e kanë dashur vendin e vet. Ajo që sot na ofron vendi jonë fatkeqësisht për mos me thënë nuk na ofron asgjë, se jo e jo sa duhet. Kemi nevojë të luftojmë fort për këtë vend, me qenë të qëndrueshëm për këtë vend”, tha Jaku.

Duke pranuar se politika në tërësi dhe partitë politike i kanë zhgënjyer njerëzit, kleri i orienton drejt Zotit.

“Partitë na zhgënjejnë, politika na zhgënjen por Zoti nuk zhgënjen kurrë”, theksoi ai.

Nga fshati Rrashkullaj në Malësi të Madhe aty ku ndodhen rrënojat e një manastiri Benekditin, meshtari Jaku apeloi për angazhimin e shqiptarëve në mbrojtjen e trashëgimisë nën shembullin e francezëve për rindërtimin e Katedrales së Notre Damit. “A nuk duhet të na thotë diçka edhe ne sot ai shembull, ai model?”

Mesha ishte në kuadër të 13 marteve të Shna Ndout ku besimtarët e krishterë marrin pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet në këtë kishë të lashtë të rrethit të Malësisë së Madhe./Ora News/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress