Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.06.2019 06:54

​Amnesty International dënon dhunën e Moskës ndaj të drejtave të njeriut

Londër | 12/06/2019 17:05

Amnesty International dënoi sot mospërfilljen e autoriteteve ruse për solidaritetin dhe të drejtat e njeriut pas arrestimit nga policia të disa qindra manifestuesve në Moskë, të mbledhur për të protestuar kundër abuzimeve dhe në mbështetje të gazetarit Ivan Golounov.

“Arrestimet arbitrare dhe shpesh brutale (…) janë një shembull perfekt i shtypjes së egër që, me të drejtë, ka nxituar këta manifestues të dalin në rrugë”, thotë “Amnesty International” në një komunikatë.

Kjo OJQ për të drejtat dhe liritë e njeriut me qendër në Londër ka kërkuar “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të personave të arrestuar”. /atsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress