Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 08:11

​Amfilohije: Vuçiqi do ta tradhtojë Kosovën nëse i japin diçka

Novi Pazar | 08/09/2019 17:36

Mitropoliti i Kishës ortodokse të Malit të Zi Amfilohije Radoviq paralajmëroi sot se autoritetet e Beogradit "do të tradhtojnë Kosovën nëse u japin atyre diçka", e cila, siç tha ai, vërteton deklaratën e fundit të presidentit Aleksandar Vuçiq se nuk ka njohje të Kosovës pa një zgjidhje kompromisi.

"Turp për të (Vuçiqin) dhe këdo tjetër që heq dorë nga qenia e tij, kujtesa, shenjtorët ... Është një histori e turpshme", tha Amfilohije, duke iu drejtuar besimtarëve jashtë Kishës së Apostujve të Shenjtë Petar dhe Pavle në Stari Ras afër Novi Pazarit.

Amfilohije kritikoi ata që e shpallën betejën e Kosovës si mitologji, duke deklaruar se ‘besëlidhja ishte ngulitur në histori dhe vetë qenien e popullit serb’, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress