Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 27.05.2017 11:23

​AME mban stërvitje me njësitë për kërkim-shpëtim me barka

Prishtinë | 21/04/2017 14:17

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të bëjë më 22 dhe 23 prill stërvitje me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Pjesëmarrës në këtë ushtrim do të jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.

Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër, duke filluar në ora 11:00. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh.

Ushtrimi do të mbahet në Liqenin e Badovcit, në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut Badovc, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress