Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.11.2017 12:13

​​Ambasadori Markusz: Gjykata Speciale e domosdoshme për Kosovën

Prishtinë | 29/05/2015 16:07

Edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovës Laslos Markusz ka qëndrimin e njëjtë me diplomatët tjerë të bashkimit Evropian sa i përket Gjykatës Speciale.

Markusz tha sot se themelimi i Gjykatës Speciale për Kosovën është e domosdoshme dhe kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Markusz komentet në lidhje me Gjykatën Speciale i dha në një ligjëratë që ka mbajtur sot në Kolegjin AAB.

Ai tha se e ka të njëjtin qëndrim me shtetet e Bashkimit Evropian sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Sipas tij, edhe vendet e ish Jugosllavisë, kanë te formuara gjykata të tilla të cilat i trajtojnë krimet e luftës.

Ambasadori hungarez në këtë ligjëratë ka mohuar se qytetarët kosovar, janë keqtrajtuar në kampet e refugjatëve në Hungari.

Markusz ka folur ndër të tjera edhe për politiken e jashtme të Hungarisë, dhe për natyrën e kombit hungarez, si komb multi-etnik dhe multi-fetar.

Ndryshe Hungaria, është njëra nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress