Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 06:02

​​Ambasadori Britanik pret në takim Kurtin e Osmanin

Prishtinë | 14/11/2019 21:03

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka pritur sonte kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.

Kurti dhe Osmani janë dy kandidatët më të votuar në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë.

“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin”, ka shkruar Abbott në Facebook./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress