Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:19

​Ambasada e SHBA-së bën thirrje për përmbajtje nga retorika ndezëse

Prishtinë | 15/04/2019 16:34

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shprehur ngushëllimet e saja për familjet e viktimave nga lufta në Kosovë, ndërsa u bën thirrje liderëve të Kosovës të përmbahen nga retorika ndezëse, duke thënë se përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne, po ashtu, nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën për media të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress