Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:13

​Ambasada e SHBA rreth vendimit për Tahirin: Demonstron pavarësinë në rritje të Gjyqësorit

| 20/09/2019 16:30

Ambasada e SHBA-së në Tiranë e konsideroi vendimin e një dite më parë të gjykatës për ish-ministrin Tahiri, si demonstrim të pavarësisë në rritje të gjyqësorit.

“Vendimi i djeshëm kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të Reformës në Drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë”, shprehet Ambasada.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress