Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:06

​Aliu: Mbrëmje e paharrueshme festive në Ferizaj

Prishtinë | 13/06/2019 17:07

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se magjia e tingujve të bukur të këngës shqipe dhe folklorit tonë të pasur i dha mbrëmë Ferizajt, mbrëmjen më të paharrueshme festive, në shënim të 20 vjetorit të çlirimit.

Sipas tij, zërat e krenarisë sonë muzikore ngjitën podiumin e festës për t'i dhënë ajër gëzimi e frymë lirie, ferizajasve në ditën e tyre të çlirimit.

“Performanca e shkëlqyer e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, nën dirigjimin e dirigjentit, Jetmir Barbullushi, zërat e jashtëzakonshëm të artistëve kulminant, Kastriot Tusha, Besa Llugiqi, Selami Kolonja, Liridon Sadriu, Fatmira Breçani, Ansamblet e Këngëve dhe Valleve "Shota" e "Kastriotët", nën përkujdesjen e profesorit të palodhshëm, Astrit Mustafa, bënë këtë mbrëmje kaq madhështore dhe këtë koncert kaq perfekt”, ka shkruar ai në Facebook./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress