Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:22

​Aliu: Jemi afër koalicionit parazgjedhor me LDK-në

Prishtinë | 14/08/2019 15:40

​Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë afër një koalicioni parazgjedhor, ndërsa është afruar edhe momenti kur do të flasin për pozitat.

Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një konferencë për media ku ka folur për degradimin e lumenjve.

Sipas Aliut, një koalicion i tillë është mundësia e vetme që para zgjedhjeve të ketë garanci që do ketë ndryshim të madh në vend.

Sa i përket problemeve që sipas Lëvizjes Vetëvendosje po vijojnë me degradimin e pellgjeve lumore në kurriz të banorëve, Aliu tha se punimet në hidrocentrale janë duke u bërë me shkelje të shumta ligjore dhe pa analiza ujore e mjedisore.

Sipas tij, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor arsyetohet se nuk ka mandat të marre vendime për shkak se janë në pritje të përgjigjes nga Gjykata kushtetuese, teksa u shpreh se kur bëhet fjalë për dhënie të lejeve dikasteret funksionojnë shumë mirë.

Derisa në ministri përpiqen të arsyetojnë heshtjen, sipas tij, në terren po vazhdojnë punimet.

Ai theksoi se në Shtërpcë dhe Biti po vazhdon të punohet që të fusin plotësisht lumenjtë në gyp.

E sipas tij, është e pakuptimtë se cila mendje ka marrë atë vendim për t’i futë në gyp ata lumenj, ndërsa tha se këtu ka vend për hetime.

Në fund, Aliu tha se situatë e rënduar po mbretëron edhe në Lumbardh të Deçanit./N.Jakupi/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress