Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:21

​Ali Ahmeti deklarohet për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriore

Shkup | 20/10/2019 21:25

Kreu i BDI-së pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Ali Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i Maqedonisë Veriore.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe derisa u shterën gjitha argumentet vendosëm bashkërisht që në 12 prill të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”, tha Ahmeti.

Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rëndësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe se do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht./AlsatM/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress