Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 02:01

​Albin Kurti thotë se e ka gjetur zgjidhjen për grevën në arsim

Prishtinë | 22/01/2019 10:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se për grevën e mësimdhënësve është fajtore Qeveria, e cila sipas tij nuk vlerëson shërbyesit publikë por ata politikë.

Kurti thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte që mësimdhënësit të kërkojnë zvogëlimin e pagave, ndërsa prindërit të vazhdojnë të kërkojnë rritjen e cilësisë në arsim.

Kreu i VV-së grevën e mësimdhësve e ka quajtur situtë ku të du palët kanë të drejtë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pabarazia vs. Varfëria?

Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbëtorët politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim. Ndjeshmëria ndaj varfërisë nuk e zëvendëson ndershmërinë për barazi. E, siç thotë populli ynë, kot mbushen mend ata që janë mbushur haram.




Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress