Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:17

​“Albin Kurti dhe njerëzit që e rrethojnë të tregohen më të kujdesshëm”

Prishtinë | 20/10/2019 23:02

Analisti politik Rrahman Paçarrizi ka reaguar pas aksidentit të sotëm në Tiranë të veturës me të cilën po udhëtonte kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka këshilluar që njerëzit që e rrethojnë kreun e Vetëvendosjes duhet të tregohen më të kujdesshëm në raste të ngjashme, sidomos pasi të marrë postin e të parit të qeverisë si parti fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjes kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme.

Ndryshe, si pasojë e aksidentit, në të cilin vetura e Kurtit ishte përplasur me veturën e Policisë së Shtetit shqiptar, nuk ka pasur persona të lënduar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress