Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.11.2018 02:24

​Aksion i madh, arrestohen 31 perosna për prostitucion

Prishtinë | 14/09/2018 14:38

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion i cili ka rezultuar me arrestimin e 31 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘marrje me prostitucion’.

Sipas Policisë, personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31, nga të cilët dy femra dhe 29 meshkuj.

“Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë. Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku më datën 13 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore – Departamenti  për Kundërvajtje në Prishtinë”,thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress