Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:39

​Ajet Leci vetëm dy ditë drejtor i Muzeut të Kosovës

Prishtinë | 23/08/2019 13:51

Në koordinim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ministri në detyrë i Kulturës, Kujtim Gashi sot ka shkarkuar Komisionin Përzgjedhës për Drejtorin e Muzeut të Kosovës, i cili nuk ka garantuar proces transparent dhe tërë procesin e deritashëm të përzgjedhjes e ka anuluar.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se dje ka pranuar një raport nga anëtarët që kanë monituruar procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Pas konsultimeve dhe në koordinim me kryetarin Kadri Veseli, kam vendosur që procesin ta rikthej në pikën zero për faktin se dua që edhe si ministër i Kulturës por edhe si drejtues i këtij institucioni të krijojmë kushte të barabarta për secili anëtarë që ka konkurruar për drejtor të muzeut, natyrisht që veprimi tjetër që do të ndodhë është shkarkimi i komisionit që ka intervistuar dhe ka zhvilluar procedurat dhe pastaj do të hapim mundësi të reja duke krijuar kushte që secili që ka konkurruar për drejtor të muzeut të ndihet i barabartë dhe ky proces të jetë tejet i transparent. Po dua ta theksoj faktin se kjo lufta kundër korrupsionit e nisur nga kryetari i kuvendit do të ndodhë edhe te procedurat ligjore të cdo punojnjësi brenda Ministrisë së Kulturës por edhe në institucione, përderisa të tjerët flasin për korrupsionin, ne veprojmë për secilin rast veç e veç”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se në vazhdimësi e ka theksuar se nuk do të lejojë korrupsion dhe nepotizmin nën udhëheqjen e tij.

“Ky është vetëm një vendim i cili është një mesazh, ne sot ishim me artistët, një kategori e jashtëzakonshëm këta janë frymëzuesit e identitetit tonë kombëtar përçojnë mesazhin për vendet tjera se çfarë jemi ne, çfarë mund të bëjmë ne. Ne e kemi përmirësuar situatën e tyre duke falënderuar veprimeve që ky ministër i ka ndërmarrë, ndaljen e abuzimeve dhe luftën kundër korrupsionit, janë po ato para që ndoshta janë shfrytëzuar një mënyrë jo të mirë për të mos thënë edhe korruptive, e tani kemi një situatë të re, përmes komunikimit të drejtpërdrejt me artistë janë rritur 50 përqind pagat, është defishuar buxheti për këto kategori”, tha ai.

Sipas tij, luftën kundër korrupsionit duhet bër të gjithë së bashku.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejt, po del që është edhe e vlefshme duhet ta bëjmë të gjithë bashkarisht dhe do ta bëjmë, ky është orientimi jonë parësor. Lufta kundër korrupsionit nuk është qëllimi, është mjeti për të arritur të qëllimi që njerëzit të kenë një jetë më të mirë, një zhvillim ekonomik dhe një integrim më të fuqishëm euro-atlantik të Kosovës. Kjo do të jetë edhe rruga jonë”, tha ai.

Ministri Gashi ka thënë se PDK-ja do të prezantohet me një listë me njerëz të pastër, pa aktakuza dhe që janë të gatshëm ta luftojnë korrupsionin me vepra dhe jo me fjalë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress