Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:53

​​Ahmeti i përgjigjet Zybës: Nuk ia kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë

Prishtinë | 09/10/2019 21:49

Kryetari i Prishtinës dhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i është përgjigjur zyrtarit të Vetëvendosjes, Salih Zyba, duke pohuar se nuk ia ka pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë, e aq më pak disave që i njeh mirë.

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër.

Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë.

Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Salih Zyba ditë më parë kishte shkruar në Facebook “Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti. I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress